Ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi i ftuar në "Tempora", u shpreh se në konsideratën e tij, Erion Veliaj është kandidatura më e padiskutueshme për zgjedhjet lokale të qershorit.
Pjesë nga biseda:
Meço: Për zt.Veliaj keni informacion për atë që ndodhi në mbledhjen e Asamblesë?
Çuçi: Jo nuk kam informacion! Kam një konsideratë për Erionin, që për mua është kandidati më i padiskutueshëm ndër 61 kandidatët që mund të zgjedhë Partia Socialiste. E kjo lidhet vetëm me punën qe ai ka bërë për Tiranën.