Banorët e lagjes “Dardhë” në fshatin Fullqet të Bashkisë së Klosit vuajnë për 300 metra rrugë. Kjo zonë ndodhet pranë rrugës nacionale Klos – Burrel, por banorët duhet të udhëtojnë gjatë për të dalë në këtë aks. Problematika më e madhe është transportimi në treg i prodhimeve bujqësore ndërsa përveç rrugës, banorët vuajnë edhe mungesën e ujit për vaditje.
''Qysh ka kthy sistemi nuk ka vu kush dorë asnjëherë, për 300 metra rrugë ne i bëj 10 kilometra për të gjitha prodhimet e buqësis dhe për mbetjet organike që e çoj në toka'' thote nje banor.
''Uji për të vaditur të mbjellat është mbuluar me shpenzimet tona askush nuk ka vënë dorë për këtë gjë'' shtoi një banor tjetër
Banorët i bëjnë apel bashkisë Klos që të marrë masa për të investuar në këtë rrugë e cila është kthyer në një pengesë të përditshme për jetesën e tyre.