Moti ditën e sotme parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta e mesatare.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 10 gradë celsius, ndërsa ato maksimale nga 20 deri në 26 gradë celsius.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10 m/sek e përgjatë vijës bregdetare deri 20 m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 me lartësi vale 1.2-1.5 metra./ATSH/