Sëmundja po e çon drejt paralizës, apeli i 18-vjeçares nga Kruja

Shqipëria

Sëmundja po e çon drejt paralizës, apeli i 18-vjeçares nga Kruja

Më: 10 mars 2019 Në ora: 19:16
Eugersa Bregu nga fshati Bushnes i Krujës

18 vjeçarja Eugersa Bregu nga fshati Bushnes i Krujës prej nëntorit të shkuar bashkëjeton me krevatin e sëmundjes, e tashmë dhe mes dilemës nëse do mundet t’ja dalë sklerozës së shumëfishte, një sëmundje e cila çdo ditë e më shumë po e çon drejt paralizës së plotë.

Nxënësja ekselente për shkak të sëmundjes u detyrua të ndërpresë shkollën teksa ndodhet në vitin e tretë.

Familja e saj ka konsumuar çdo mundësi për kurimin, por tashmë e vetmja mundësi është kurimi i mëtejshëm në Itali, ku dhe ndodhet vajza, çfarë është e pamundur të përballohet nga familja, të cilës i duhen 80 mijë euro për të mbuluar vetëm koston e kurimit.

Nëna dhe gjyshi i Eugerses mes lotëve, burim i dhimbjes së pamasë për të shpëtuar vajzën lëshon apelin kumbues për ndihmë. Ajo është një vajzë vetëm 18 vjeçe, e cila shpreson ende se ëndrra e saj nuk do të mbetet në mes, ndaj shpreson shumë se shqiptarët kudo ndodhen do të ndihmojnë familjen e saj dhe atë duke dhuruar atë çfarë Eugersa e konsideron me të drejtë: Jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat