Rama mbledh qeverinë në Natën e Verës në Elbasan

Shqipëria

Rama mbledh qeverinë në Natën e Verës në Elbasan

Më: 13 mars 2019 Në ora: 19:49
Eskorta e kryeministrit Edi Rama

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme, që përkon me Natën e Verës ka mbledhur në qytetin e Elbasanit kabinetin qeveritar, Kryesinë e Partisë dhe deputetët socialistë për të diskutuar mbi situatën politike, zgjedhjet vendore të 30 qershorit që janë në prag dhe angazhimet e qeverisë.

Report Tv siguron pamjet e momentit të mbërritjes së eskortës së kryeministrit Rama në Labinot,  te 'Rozafa' , restoranti ku prej orës 19:00 ka nisur mbledhja e qeverisë. Ndërkohë që nesër Rama, por edhe anëtarët e kabinetit qeveritar pritet që të marrin pjesë në aktivitetet që do të organizohen për Ditën e Verës në këtë qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat