Akuza e Berishës: Për të vjedhur, narkozyrtarët ngrenë edhe kalldrëmin e Gjirokastrës

Shqipëria

Akuza e Berishës: Për të vjedhur, narkozyrtarët ngrenë edhe kalldrëmin e Gjirokastrës

Më: 13 mars 2019 Në ora: 21:20
Ilustrim

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar për prishjen e kalldrëmit në Gjirokastër.

Në një postim në facebook, Berisha thotë se qeveria për të vjedhur  nuk kursehet as pjesa e trashëgimisë kulturore.

Sali Berisha: “Për të vjedhur narkozyrtarët ngrenë edhe kalldrëmin e Gjirokastrës dhe rrezikojnë përjashtimin e saj nga lista e Trashegimisë Kulturore Botërore e UNESCO-s”.

Më herët edhe arkeologu, Neritan Ceka, akuzoi si përgjegjëse Ministrinë e Kulturës për të gjithë kaosin e krijuar me Monumentet e Trashëgimisë Kulturore.

Neritan Ceka: Arkeologu nuk ishte dhe kjo tregon kaosin në të cilën punon Ministria e Kulturës dhe menaxhon për arsyen e thjeshtë që do të kontrollojë ato pak para që shkojnë te Monumentet e Kulturës dhe t'ja japë këto privatëve.

Në të njëjtën kohë, Ceka ngriti dhe një problem tjetër që lidhet me infrastrukturën e qytetit muze.

Sipas tij, mungesa e masave për mirëmbajtjen e shtëpive do të rrezikojë deri edhe në zhdukjen e këtij qyteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat