Ferhati: Kuvendi legjitim, opozita në krizë

Shqipëria

Ferhati: Kuvendi legjitim, opozita në krizë

Më: 14 mars 2019 Në ora: 11:19
Klotilda Ferhati

Klotilda Ferhati, deputete e Partisë Socialiste, tha se Kuvendi është legjitim dhe po vijon normalisht punën, teksa e cilësoi largimin nga Kuvendi të opozitës si krizë të vetë partive të pakicës dhe jo institucionit ligjvënës.

“Kuvendi funksionon normalisht. Nuk është i cunguar. Kuvendi ka kuorumin e mjaftueshëm. Dje në kuvend ishin mbi 78 deputetë, ndërsa po futen çdo ditë deputetë të rinj që po zëvendësohen. U votua ligji për nxitjen e punësimit, një ligj tepër i rëndësishëm për të punësuar edhe kategori të caktuar të personash”, tha Ferhati.

Sipas saj, akuzat e opozitës për çështjen e zgjedhjeve nuk kanë sens. “Zgjedhjet u pranuan ndërkombëtarisht, po ashtu u pranuan dhe nga aktorët politik vendas. Ne s’jemi në krizë institucionale apo të tjera formash. Kemi një krizë të opozitës, jo të Kuvendit. Të gjithë bëjmë një detyrë në shoqëri dhe ne s’mund të arrijmë diçka që dëshirojmë duke bërë gabim me dashje”, tha Ferhati.

“Dhe ajo që them sot, është se opozita po krijon një krizë artificial, se krizën reale e ka vet. Nëse ka një alternativë dhe do ti japi besim qytetarëve duke i thënë që reformat përpara do ti bëjë opozita që është sot nesër, atëherë shko në zgjedhje kandido dhe binde, shpalos alternativën tënde dhe në fund fiton ai që merr më shumë vota dhe kalon në opozitë ai që ka më pak vota”, tha Ferhati në fjalën e saj.

“Ky mekanizëm nuk mund të rezultojë i thyer dy vite pas zgjedhjeve. Vetë opozita i menaxhojë, i kontrolloj zgjedhjet. Opozita drejtoi KQZ, Ministrinë e Brendshme, OSSHE-në…etj. Pati 35 mijë komisioner opozita në dorën e saj.Opozita ka rënie të vazhdueshme të kredibilitetit të saj në public sipas sondazheve të fundit dhe prandaj zgjedh rrugën e bojkotit”, tha deputetja socialiste.

Duke folur për protestat e opozitës, Ferhati tha se në shesh janë vetëm militantët. “Ato nuk janë qytetarët e saj. Opozita e ka humbur kredibilitetin dhe në shesh janë vetëm militanët e saj”, shtoi deputetja socialiste. Sipas zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme do të jenë më 2021. “Gara e radhës, zgjedhjet e radhës lokale do të jenë në qershor, 30 qershor sipas dekretit të presidentit. Nëse nuk duan të hynë përfaqësuesit e opozitës të hynë, nuk I detyrojmë dot.Ndërkombëtarët e kanë pranuar këtë, smund të detyrohet askush të marri pjesë në garë. Prandaj zgjedhjet do bëhen sipas kalendarit të paracaktuar 2021 zgjedhjet e përgjithshme dhe në 30 qershor, zgjedhjet lokale. Ne jemi dakord të ulemi të bisedojmë, por jo negociata për pushtet”, tha Ferhati. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat