Cakaj merr përkrahje nga ministri gjerman, thotë se Ballkani Perëndimor është në zemrën e tij - Bota Sot
Cakaj merr përkrahje nga ministri gjerman, thotë se Ballkani Perëndimor është në zemrën e tij

Shqipëria

Cakaj merr përkrahje nga ministri gjerman, thotë se Ballkani Perëndimor është në zemrën e tij

Më: 14 mars 2019 Në ora: 12:46
Michael Roth dhe Gent Cakaj

Gent Cakaj, i ngarkuar me detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme ka takuar ministrin gjerman, Michael Roth.

Ka qenë vetë ministri gjerman që ka publikuar këtë publikim edhe në profilet e tij private.

“Ballkani Perëndimor është në zemrën time, kam takuar për herë të parë Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.
Ne kemi folur për reformat e nevojshme që duhet t’i marrim për t’u futur në Bashkimin Evropian. Jam shumë i lumtur që të punojmë së bashku” shkruan në profilin në Instagram, ministri gjerman i Shtetit për Çështje Evropiane, Michael Roth.

Kjo është vizita e radhës e suksesshme për Cakajn në një shtet të fuqishëm evropian.

Cakaj ka edhe raporte personale të mira me Roth.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...