Protesta e opozitës, reagon ambasada Britanike

Shqipëria

Protesta e opozitës, reagon ambasada Britanike

Më: 16 mars 2019 Në ora: 14:25
Protesta ne Shqiperi

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman, ka reaguar për protestën e opozitës duke kërkuar nga qytetarët që të tregohen të përmbajtur.

Në një reagim në Twitter, Norman shkruan se dhuna minon demokracinë.

“Sot është një mundësi për të ushtruar të drejtën tuaj për të protestuar. Megjithatë kjo e drejtë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore; dhuna e minon demokracinë. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të tregojnë përmbajtje, të respektojnë institucionet demokratike dhe të parimit të paqes”, është ky reagimi i ambasadorit britanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat