Imazh prekës, fëmija me lodër në dorë, policia e sulmon me gaz lotsjellës

Shqipëria

Imazh prekës, fëmija me lodër në dorë, policia e sulmon me gaz lotsjellës

Më: 16 mars 2019 Në ora: 18:50
Fëmija me lodër në dorë

Të lënduar nga masakra e sotme e Policisë së Shtetit nuk ishin vetëm të rritur por edhe prindër dhe fëmijë, të cilët ishin aty për një vend më të mirë. Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar së fundmi foton e një fëmije që në njërën dorë mban lodrën e tij dhe në tjetrën një shami ku fërkon sytë që i djegin pasi Policia e Shtetit i ka hedhur gaz lotsjellës.

Sigurisht që këto imazhe janë prekëse dhe tregojnë fytyrën e vertetë të klikës në pushtet, që nuk kursen as fëmijët.

Ndërkohë që edhe sot gazi lotsjellës nga Policia u hodh pa kursim pa dalluar askënd, edhe pse protesta e shumtë në numër kaloi në tone të qeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat