Olta Xhaçka merr nën përkujdesje katër vajzat që mbetën pa prindër nga aksidenti

Shqipëria

Olta Xhaçka merr nën përkujdesje katër vajzat që mbetën pa prindër nga aksidenti

Nga: Z.B Më: 17 mars 2019 Në ora: 23:53
Olta Xhaçka

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka marrë nën përkujdesje katër fëmijët jetimë nga fshati Dovolan i Dibrës, të cilët humbën prindërit në një aksident tragjik para një jave, përcjell "Bota sot".

Përmes një statusi në Facebook ajo ka bërë të ditur se dashuria dhe vëmendja e të gjithëve bashkë do të t’ua lehtësojnë dhimbjen e do t’ua largojnë vështirësitë e mëdha, me të cilat 4 vajzat dhe gjyshërit e tyre jetojnë.

“Asgjë dhe askush nuk mund t’ua zëvendësojë prindërit 4 vajzave të mitura nga Dovolani i Peshkopisë, të mbetura jetime, pas aksidentit tragjik të dielën e kaluar. Por, dashuria dhe vëmendja e të gjithëve bashkë do të t’ua lehtësojnë dhimbjen e do t’ua largojnë vështirësitë e mëdha, me të cilat 4 vajzat dhe gjyshërit e tyre jetojnë. Si nënë e si grua, personalisht do të kujdesem që 4 motrave, të cilat shumë shpejt do të kenë shtëpinë e tyre në Tiranë, të mos u mungojë kujdesi i vazhdueshëm në çdo drejtim”, ka shkruar Xhaçka në facebook.
 

Image

 



 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat