Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, paralajmëron se do të padisë për shpifje kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla lidhur me deklaratat e këtij të fundit për dosjen ‘Gërdeci’.
Përmes një postimi në facebook, Shkëlzen Berisha shkruan se as padite dhe për rrjedhojë llogjike e juridike as vendimi në fjalë nuk ka asnjë lidhje me tragjedinë e Gërdecit, ndërsa thekson se për këto balla do të ketë mundësinë të sqarohet në Gjykatë.
Përmes një prononcimi për mediat, kreu i grupit parlamentar të PS, tha sot se vendimi i drejtësisë amerikane duhet të jetë një mësim i mirë për drejtësinë e re shqiptare, ndërsa kërkoi nga djali i ish kryeministrit të jetë i disponueshëm për t’u gjykuar e rihetuar për dosjen ‘Gërdeci’
Postimi i Plotë:
Vesi del me shpirtin
Me shume gjasa Tualetit vendimin e gjykates do ja kete lexuar miku i tij i shtepise, trafikanti i droges Edmond Bego.
Sic e kam thene shume qarte as padite dhe per rrjedhoje llogjike e juridike as vendimi ne fjale nuk ka asnje lidhje me tragjedine e Gerdecit. Por me qe Tualetin nuk ka sqarim qe e “shpelan”do te kete mundesine ta mesoje te verteten, si shume gjera te tjera, ne vete te pare ne gjykate.
Shpresoj qe aty mos mbrohet si ne gjyqet e tjera duke thene se “kaq dija kur fola, se nuk me kishin sqaruar”
Behu gati Tualet padi te reja te presin!