PS dorëzon e para në KQZ emrat e komisionerëve

Shqipëria

PS dorëzon e para në KQZ emrat e komisionerëve

Më: 18 mars 2019 Në ora: 15:26
KQZ

Pas apelit të KQZ-së për dorëzimin e emrat të komisionerëve, Partia Socialiste ka dorëzuar listën e saj në limitet e kohës.

Ndërkohë Partia Demokratike ka marë një vendim për të mos dërguar emrat e tyre pranë KQZ. PD nuk ka shprehur ende një qëndrim zyrtar nëse do të marrrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Ndërkohë më herët vetë KQZ bëri apel partive politike të dorëzonin listat e tyre të komisionerëve brenda ditës së sotme, ditë e përcaktuar si afati  fundit për mbylljen e kësaj procedure.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat