Negociatat për Shqipërinë, Soreca: Në pritje të Raportit Vjetor të KE-së

Shqipëria

Negociatat për Shqipërinë, Soreca: Në pritje të Raportit Vjetor të KE-së

Më: 18 mars 2019 Në ora: 19:29
Luigi Soreca

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca tha sot se është në pritje të Raportit Vjetor të Komisionit Evropian për Shqipërinë.

“Sërish në Bruksel, në Këshillin e Bashkimit Evropian për të diskutuar me Shtetet Anëtare në #COWEB gjendjen e zbatimit të reformave kyçe dhe situatën politike aktuale në Shqipëri.

Në pritje të Raportit Vjetor të Komisionit Evropian dhe vendimit të qershorit nga Këshilli për hapjen e negociatave për anëtarësim”, shkruan ambasadori në Twitter.

Ndërkohë, në qershor do të jepet vendimi për negociatat me Shqipërinë.

Por situata politike në vend prej më shumë se 1 muaji ka hyrë në një ngërç të vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat