Peza: Si bie poshtë “legjenda” e dosjes 339

Shqipëria

Peza: Si bie poshtë “legjenda” e dosjes 339

Më: 18 mars 2019 Në ora: 23:51
Alfred Peza

Në studion e “Open”, Alfred Peza, duke folur për çështjen e zgjedhjeve të vitit 2017 deklaroi se ajo që opozita e cilëson si raport të OSBE-OODIHR-it është totalisht i gënjeshtërt.

Peza deklaroi në Open, se ajo që opozita i referohet është vetëm një studim i një organizate jo qeveritare që është jo profesional dhe jo serioz.

Sipas Pezës ajo që është ngritur nga opozita është një mit i rremë dhe propagandë.

Por meraku i Pezës, ishte edhe dosja 339, për të cilën e ai tha se edhe kjo legjendë bie poshtë.

“Dosja 339 ka tre vite që hetohet. Ose të arrestohen personat e përfshirë, ose dosja të mbyllet”. Prokurorët e gjyqtarët që nuk i shpëtojnë dot vettingut, të vijojnë me presione”, tha Peza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat