Ashensorët dhe detergjentët pa kontroll

Shqipëria

Ashensorët dhe detergjentët pa kontroll

Më: 20 mars 2019 Në ora: 16:30
Ilustrim

Ashensorët në Shqipëri janë pa standarde dhe nuk mirëmbahen.Alarmi është dhënë nga kreu i Inspektoratit të Mbikëqyrjes së Produkteve jo-Ushqimore gjatë një takimi me Dhomën Amerikane të Tregtisë.Sipas Llupos kontrolli për ashensorët është i vonuar ndërsa mungon edhe kontrolli rutinor.Vetëm pak kohë më parë në Tiranë mbeti e dëmtuar një 24-vjeçare si pasojë e dëmtimit të ashensorëve.Shqetësime u ngritën edhe për cilësinë e detergjentëve dhe të lodrave.

Ashensorët e vendosur në pallatet e ndërtuara në 20 vitet e fundit vazhdojnë të mbeten jashtë kontrollit. Madje dhe institucioni i ngritur për monitorimin e tyre është në kushtet e pamundësisë për të stabilizuar situatën e krijuar ndër vite. Një nga shqetësimet kryesore është mungesa e kontrolleve dhe mirëmbajtjes.

Julian Llupo: Vazhdon që të mos kryhet ky proces nga ana e ndërtuesve. Ashensorët vihen në përdorim ose i kalojnë banorëve duke u kaluar një kosto dhe një instalim që zakonisht është i rrezikshëm dhe  në bazë të ligjeve të shtetit shqiptar është dhe i paligjshëm. Autoritetet doganore të kryejnë një proces më të rreptë sa i përket këtyre produkteve për shkak të riskut të lartë që ato mbartin.

Një tjetër alarm Inspektorati ka për cilësinë e detergjentëve dhe sigurinë e lojërave të fëmijëve.

Julian Llupo: Jemi detyruar të shkojmë në laboratorë të akredituar në Europë për detergjentët pasi këtu ka një strukturë prodhuese në Shqipëri që mbetet me probleme sa i takon standardeve dhe asaj që parashikon ligji.

Disa javë më parë në Tiranë një 24 vjeçare u dëmtua si pasojë e shkëputjes së ashensorit. 

Edhe zjarrfikësit në Tiranë e pranojnë se një nga problemet kryesore mbetet mungesa e kontrolleve të përhershme, pasi në një pjesë të konsiderueshme banorët nuk paguajnë mirëmbajtjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat