Dita 139, banorët: Do të përshkallëzojmë protestën duke bllokuar 24 orë rrugën

Shqipëria

Dita 139, banorët: Do të përshkallëzojmë protestën duke bllokuar 24 orë rrugën

Më: 20 mars 2019 Në ora: 19:55
Protesta

Banorët e Astirit edhe ditën e sotme nuk e kanë ndalur protestën e tyre.  Në ditën e 139, banorët kanë dalë të protestojnë për dëmshpërblim sipas vlerës së tregut për banesat, si dhe anulimin e projektit të “Unazës së Madhe”.

Kujtojmë që policia shoqëroi gjatë ditës së sotme 6 persona për protestën e mbrëmshme që zgjati disa orë. Banorët kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojnë protestën duke bllokuar 24 orë rrugën.

Në mbështetje të tyre janë dhe deputetët e opozitës si Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari. Pritet që shumë shpejt të bashkohet dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat