Bashkia Konispol e para që mbyll procesin e legalizimit

Shqipëria

Bashkia Konispol e para që mbyll procesin e legalizimit

Më: 22 mars 2019 Në ora: 12:53
Foto

Bashkia Konispol është e para bashki që mbyll procesin e legalizimit. 

Kreu i ALUIZNI-t ishte sot në Konispol për të dorëzuar grupin e fundit të lejeve të legalizimit për gjithë territorin e kësaj Bashkie.

Me përmbylljen e këtij procesi, mbeten pa u legalizuar ende edhe rreth 40 banesa të pabanuara, ose që pronarët e tyre janë në emigracion.

“Gjejmë rastin t’ju bëjmë thirrje atyre banorëve që, në rastin e parë që do të kthehen në atdhe, të paraqiten pranë zyrave tona për të ndjekur procedurat e mbetura”, u shpreh Artan Lame.

Me legalizimet e sotme, përmbyllet kapitulli i legalizimeve në këtë Bashki, për të hapur më tej me Agjensinë e re të Kadastrës, reformën pasuese, atë të regjistrimit të tokës në fshat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat