Gjylameti: Tirana, epiqendër e zhvillimit social dhe ekonomik

Shqipëria

Gjylameti: Tirana, epiqendër e zhvillimit social dhe ekonomik

Më: 23 mars 2019 Në ora: 21:58
Blerina Gjylameti

“Falë projekteve konkrete dhe politikave të ndërmarra, Tirana ka ndryshuar rrenjësisht, nga rilindja urbane deri te investimet strategjike”, deklaroi sot Blerina Gjylameti.

Në një intervistë për ERTV-në, deputetja dhe kryetarja e Partisë Socialiste për Tiranën, Blerina Gjylameti, foli mbi vizionin që po e shndërron Tiranën në një qendër të zhvillimit urban, social dhe ekonomik.

“Tirana është transformuar që nga Sheshi Skënderbej te Bulevardi i Ri dhe Unaza e Madhe e Tiranës. Vazhdimi i Arenës Kombëtare, muzetë e rindërtuar, ArTurbina, janë vetëm disa nga investimet e rëndësishme. Tirana po merr format e një qyteti europian falë bashkëpunimit të pushtetit qendror dhe atij vendor. Sot kemi një Tiranë të agroturizmit që prodhon, që ka vëmendje të posaçme në pjesën e bujqësisë”, tha Gjylameti.

Sipas saj, nëse më parë njësitë administrative të Tiranes ofronin shërbime minimale dhe shpenzimet maksimale ishin për pagat e punonjësve, sot kemi një Tiranë që tashmë është qendër e zhvillimit ekonomik dhe social.

Tirana, – tha Gjylameti, “ka ndryshuar edhe në atë se çfarë ofrojnë zyrat e punësimit”.
“Brenda një viti kemi 22 mijë të punësuar nëpërmjet zyrave të punës. Qytetarët sot presin më pak në zyra për të marrë një shërbim. Puna që po zhvillohet, Tirana që po ndryshon, qoftë e qendrës, qoftë e periferisë, tregon se po punohet në drejtimin e duhur”, deklaroi deputetja e Tiranës. /.ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat