Erion Veliaj: Ju rrëfej marrëdhëniet me Ramën

Shqipëria

Erion Veliaj: Ju rrëfej marrëdhëniet me Ramën

Më: 25 mars 2019 Në ora: 22:32
Erion Veliaj

I pyetur per marredheniet me kryeministrin Edi Rama, Kryetari i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj i ka cilësuar ato si shumë të mira.

I ftuar në emisionin Real Story me Sokol Ballën, kryebashkiaku tha deklaroi se mes Bashkisë dhe Qeverisë ka një sinergji për të punuar për qytetin.

“Ne s’kemi pasur hezitime, donim ta fokusonim te 100 ditët e fundit gjithë organizimin zgjedhor. Ka ende bashki ku nuk janë caktuar kandidatët, por në Tiranë e respektuam 100 ditëshin me 100 kandidatët. Fushata më e mirë është puna që njeriu bën çdo ditë.

Për të gjitha këto arsye, edhe unë, edhe Edi jemi argëtuar jashtë mase, shpesh herë duke çuar sms njëri-tjetrit. Besoj kemi patur një sinergji shumë të mire bashkë me qeverinë, të paktën për menaxhimin e situatave, si për shembull kjo me studentët.

Bashkia kishte pjesën e konvikteve, që jemi duke i realizuar. Në këshill, Bashkia i ka miratuar 40 shërbime që studentët i marrin me ulje, me kartën e studentit.

Një konvikt në Qytetin Studenti ka 140 dhoma, sa një hotel, dhe rikonstruksioni i godinave do pak kohë. Por puna po vijon. Për gjërat që premtojnë impakt, bashkia ose i ka në proces ose i ka projekt”, tha Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat