Linjat e transportit ndërurban Gjirokastër-Tiranë nisën një grevë për shkak të konkurrencës së pandershme që u bëhet sipas tyre nga disa linja abuzive.
Ata akuzojnë ministrinë e Infrastrukturës për korrupsion në dhënin e licensavave për disa linja.
"Pjesa e linjës Dropull-Tiranë, na kishin thënë që deri para dy ditësh kjo punë do të rregullohet. Situata vazhdon të jetë njësoj. Nga nesër e tutje mbyllet transporti. Nuk do të ketë transport deri në zgjidhje të këtij konflikti"