Takim i "fshehtë" Meta-Basha në Presidencë

Shqipëria

Takim i "fshehtë" Meta-Basha në Presidencë

Më: 27 mars 2019 Në ora: 22:39
Lulzim Basha, Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha kanë zhvilluar një takim kokë më kokë mëngjesin e së martës në Presidencë.

Në qendër të diskutimeve të takimit, i cili mësohet se ka zgjatur më pak se një orë ka qenë situata politike. Takimi është mbajtur diskret jo vetëm për median por dhe mjaft zyrtarë të tjerë. RTV Ora ka kontaktuar me mjaft zyrtarë të PD-së, të cilët janë shprehur se nuk kanë pasur dijeni mbi takimin.

Pas diskutimeve me Metën, Basha është nisur për një vizitë një ditore drejt Berlinit.

Ai është rikthyer  këtë të mërkurë në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e së enjtes. Është një protestë e ngjashme me protestat e kaluara.

Në orën 09:30 të gjithë protestuesit e opozitës do të bashkohen para parlamentit. Do ketë një tentativë për të bllokuar Kuvendin për të vështirësuar hyrjen dhe daljen e deputetëve të mazhorancës por edhe të deputetëve të rinj të opozitës që kanë marrë mandatet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat