Athinë, pranga 34-vjeçarit shqiptar për 13 kg kokainë - Bota Sot
Athinë, pranga 34-vjeçarit shqiptar për 13 kg kokainë

Shqipëria

Athinë, pranga 34-vjeçarit shqiptar për 13 kg kokainë

Më: 28 mars 2019 Në ora: 07:10
Ilustrim

Sasitë prej 13 kg kokainë dhe 510 gramë heroinë janë bilanci i një operacioni të Departamentit të Antidrogës së Athinës, i zhvilluar në lagjen “Moskato” të kryeqytetit grek.

Sipas policisë helene, në pranga u vu një 34-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet publik për momentin.

Policia thotë se droga kishte mbërritur nga Shqipëria dhe mbahej në banesën e 34-vjeçarit për t’u shpërndarë në sheshin e narkotikëve të Athinës.

Në banesë u gjetën edhe 1.900 euro “cash”, të përfituara prej shitjes së drogës.

34-vjeçari dhe materialet në ngarkim të tij u dërguan në Gjykatën e Athinës, e cila vendosi ta lërë në burg deri në përfundimin e hetimeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...