Protesta live/ Tension mes policisë dhe qytetarëve, qytetari i plagosur: Më goditi një polic

Shqipëria

Protesta live/ Tension mes policisë dhe qytetarëve, qytetari i plagosur: Më goditi një polic

Më: 28 mars 2019 Në ora: 10:05
Protesta

(E plotësuar) - Kryetari i PD-së, Lulzim Basha duke mbajtur fjalën para protestuesve tha se Rama është simbol i krizës që ka pllakosur vendin.

“Arma e tij gjatë këtyre viteve ka qenë mashtrimi, propaganda e shpifur dhe e ndyrë që e bënte prëdhunuesin hero dhe narkotrafikantin kryebashkiak. Po sa mund të ngjadhet kufoma e Enver Hoxhës aq mund të ngjallet kufoma politike e Edi Ramës. Do përcjellim Maduron e Ballkanit para drejtësisë ose në azil politik”

E ndërkohë që Basha fliste protestuesit vijojnë të përpalsen me policinë për të çarë kordonin policor.

“Edi Rama thirri mendjen se i ke orët e numërura dhe kërcënimeve do të të përgjigjen sy për sy e dhëmb për dhëmb. Nuk trembemi. Liri a vdekje, Demokraci a vdekje”

****

Edhe sot protesta e opozitës së bashkuar është shoqëruar me tensione. Qytetarët kanë hedhur, kapsolle. tymuese dhe sende të forta në drejtim të policisë.

Ndërkohë, në protestë janë shfaqur persona të maskuar dhe Policia e Shtetit ka bërë thirrje që të heqin maskat, ose në të kundërt të largohen. Thirrja tjetër ka qenë për ruajtjen e qetësisë nga ana e protestuesve.

Image
Image

 

***

Dalin fotot e qytetarit të plagosur gjatë përleshjes me policinë. Ai është rreth të 50-ve dhe përpara kamerave ka thënë se e ka goditur një polic.

Gazeta ‘Shqip’ raporton se qytetari i plagosur ka arritur të çajë kordonin e policisë dhe të futet brenda oborrit të Parlamentit, por është larguar nga policia dhe është qëlluar.

“Më goditi një polic, ndërsa tjetri i thoshte shkele me këmbë”, tha i plagosuri për mediet. Ndërkohë, ish-deputetja Albana Vokshi pretendon se policia ka përdorur dhunë ndaj protestueseve femra. Ajo thotë se kjo është e paprecedentë.

Image

Salianji: Prokurorët janë të “tredhur”. Rama, si Maduro i Venezuelës

Ish-deputeti  Ervin Salianji tha se kryeministri Edi Rama kërkon që ta kthejë Shqipërinë si Venezuela e Maduros dhe se Partia Demokratike kërkon një qeveri shërbëtore të qytetarëve të saj.

“Ne kërkojmë mirëqenie për shqiptarët, Rama do para e të zhvatë popullin, ndaj ne jemi këtu dhe themi “Rama ik!”. Ne duam zgjedhje të lira e të ndershme dhe Shqipërisë si gjithë Evropa, ai do ta kthejë si Venezuelën e Maduros. Ne duam qeveri shërbëtore të qytetarëve dhe jo shërbëtore të oligarkëve, ndaj themi ‘Rama ik!’.

Ka vetëm një zgjidhje. Kjo  rrugë të çon te demokracia e vërtetë, te zgjidhja për Shqipërinë si gjithë Evropa. Rama ik! Ju dhe cilido e sheh se si qeveria është e kapur në krim e korrupsion, duke tentuar ti bëjnë presion qytetarëve, por si ata janë më të fortë se kurrë dhe bërtasin ‘Rama ik!’.

Prokurorët janë tredhur nga hallatet dhe nuk thërrasin asnjëherë zyrtarët. A i keni parë të shkojë aty, Gjinknuri, Dako, Afrim Qendro, Qazim Sejdini?! Ne nuk përdorim dhune. Nëse ne do të donim, e kapërcenim atë gardh për 2 minuta. Nuk  ka gardh që na ndal ”, tha Salianji.

***

Protesta e opozitës shqiptare në Tiranë është duke vijuar përpara objektit të Kuvendit të Shqipërisë.

Policia e Shtetit ka bërë apel protestuesve që të ruajnë qetësinë, ndërprerjen e veprimeve të dhunshme dhe përdorimin e kapsollave.

“Mos hidhni kapsolla, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të policisë”, thuhej në apel.

Po ashtu, iu është bërë thirrje që protestuesit të mos përplasen me policinë, pasi ata do të zbatojnë ligjin.

Policia e Shtetit gjithashtu ka ftuar Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, si organizator i tubimit, që të mbajë në kontroll protestuesit.

Po ashtu, policia ka kërkuar që personat që mbajnë maska në tubim të largohen ose t’i heqin maskat.

***

Që në fillim të saj protesta është shoqëruar me tensione.

Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë të vendosur pranë pedonales dhe Ministrisë së Brendshme. Kjo ka bërë që palët të përplasen mes tyre dhe qytetarët kanë hedhur shashka dhe sende të forta.

Raportohet se një person është lënduar në protestë dhe se është gjakosur.

Image

***

Banorë të Unazës së Re kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë. Pas përplasjes së shoqëruar me hedhje shashkash, mësohet që policia ka shoqëruar disa persona.

“Banorët e Unazës së Re kanë dashur të hynë në pedonale, janë masat e policisë që kanë ndaluar kalimin e çdo personi. Është ndaluar hyrja te Toptani dhe Ministria e Brendshme. Ata kanë dashur të hyjnë në kordon, ku edhe po hyjnë deputetët. Kjo ka bërë që situata të tensionohet dhe policia të shoqërojë disa prej tyre.”- raportoi gazetarja Dorjana Bezat.

Kujtojmë që banorët e Unazës së Re të cilët prej të paktën 145 ditësh protestojnë kundër projektit të Unazës së Madhe, nga i cili rrezikojnë shtëpitë e tyre i janë bashkuar protestës së opozitës  sot para Kuvendit.

Tensionohet situata, protestuesit e Unazës së Re përplasen me policinë

Banorët e zonës së Astirit janë përplasur me forcat e policisë para godinës së Ministrisë së Brendshëm.

Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, duke tentuar të futen drejtë Pedonales, zonë e cilat është rrethuar nga forcat e rendit dhe nga ku kalojnë deputetët e maxhorancës për të shkuar në parlament.

Situata është tensionuar në disa momente, por nuk ka patur akte dhune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat