Manja: Në zgjedhjet e 30 qershorit me të njëjtin kod zgjedhor

Shqipëria

Manja: Në zgjedhjet e 30 qershorit me të njëjtin kod zgjedhor

Më: 29 mars 2019 Në ora: 10:39
Ulsi Manja

Kryetari i komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, pranon se në zgjedhjet e 30 qershorit do të shkohet me të njëjtin kod zgjedhor dhe se ndryshimet parashikohen për zgjedhjet e 2021.  Në një intervistë televizive të enjten në mbrëmje, Manja u shpreh lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, se ndihej i keqardhuar për ata shqiptarë që kanë votuar opozitën e këtij vendi, në zgjedhjet lokale në bashkitë që drejton opozita qoftë edhe në zgjedhjet e 2017.

”Ne nuk mund t’ju mohojmë shqiptarëve të drejtën që të shprehen me votë, për të zgjedhur të parët e qyteteve të tyre. Presidenti e ka dekretuar datën 30 qershor, këto janë zgjedhje administrative por janë një test i rëndësishëm politik. Ne kemi përgjegjësi të qeverisim vendin dhe të ecim përpara”,-tha Manja.

Lidhur me ndryshimin në kodin zgjedhor sipas OSBE-ODHIR, ai tha se: ”Komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore është tashmë i ngritur dhe në agjendën e këtij komisioni për më shumë se dy vjet ka qenë në tryezën e punës ndryshimet e kodit zgjedhor të rekomanduara nga OSBE-ODHIR, madje për herë të parë ndryshimi i kodit zgjedhor është bërë pjesë e Raportit të Komisionit Europian, dhe për këtë u ngrit edhe komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat