Lleshaj i jep 'Medaljen e Nderit' efektives që humbi gishtat në protestë

Shqipëria

Lleshaj i jep 'Medaljen e Nderit' efektives që humbi gishtat në protestë

Më: 29 mars 2019 Në ora: 13:56
Sandër Lleshaj dhe Ina Muka

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ka dhënë 'Medaljen e Nderit' efektives Ina Muka, e cila u plagos në protestën e banorëve të Astirit.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Ministrinë e Brendshme, Leshaj i shprehu mirënjohjen efektiven për kontributin dhënë në shërbim të qytetarëve

“Dua ta shfrytëzoj këtë moment për t’ju falënderuar ju, Ina, për kontributin e dhënë, për modelin e mirë që keni treguar, për angazhimin tuaj në shërbim të qytetarëve, ndonëse nga qytetarë të papërgjegjshëm keni pësuar një dëm që shpresoj të jetë reduktuar tashmë me kalimin e kohës. Kam vendosur që në shenjë mirënjohje t’ju akordojë një "Medaljen e Nderit" të Ministrit të Brendshëm, duke ju thënë që përmes saj shpreh gjithë konsideratat dhe vlerësimin tim si ministër i Brendshëm, por edhe të Ministrisë së Brendshme dhe të gjithë Policisë së Shtetit, për angazhimin tuaj,"-tha Lleshaj.

Nuka u dëmtua rëndë në dorë me kapsollë gjatë protestës së banorëve të Astirit më 22 nëntor 2018, përpara selisë së Kuvendit. Ajo iu nënshtrua disa ndërhyrjeve të specializuara mjekësore në Turqi.

Ministri i Brendshëm lajmëroi se do të ketë  ndryshime në Kodin Penal, për të ashpërsuar masën e dënimit për personat që ngrenë dorë kundër punonjësve të Policisë së Shtetit në detyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat