Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në lagjen "Nënë Tereza" në Lezhë.
Policia thotë se "mjeti me drejtues J.N.19 vjeç, banues në Lezhë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur më një shtyllë. Në automjet ndodhej si pasagjer edhe shtetasi B.Gj, 16 vjeç, banues në Lezhë, të cilët kanë mbetur të plagosur"
Të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor po kryejnë veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.