Kreu i FA, Kollçaku: Shqipëria, aleat i zoti për NATO

Shqipëria

Kreu i FA, Kollçaku: Shqipëria, aleat i zoti për NATO

Më: 29 mars 2019 Në ora: 20:58
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku

I ftuar në studion e edicionit informativ të orëns 19:00 në Vizion Plus, Shefi Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura deklaroi se një ndër arritjet kryesore e vendit është se ka treguar që është një aleat I zoti për NATO-n dhe se e ka treguar këtë gjë në misionet e deritanishme të ndërmarra nga FA.

Sipas tij, baza aktive e Kuçovës do të jetë një investim I rëndësishëm pasi do të ketë role të shumëfishta si për aleancën ashtu dhe për Forcat e Armatosura.

I pyetur për çështjen ruse, gjenerali tha se Rusia nuk e ka dashur asnjëherë përhapjen e NATO ndërsa theksoi se nuk ka ndikim tek vendet e aleancës.

Ndërsa sa I takon rritjes së buxhetit,  Gjeneral Kollçaku tha se qeveria është në përmbushje të detyrimit të saj dhe se kjo gjë do të arrihet brenda vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat