Skëndaj: 8 nga 10 specializantë të mjekësisë ikin në Gjermani

Shqipëria

Skëndaj: 8 nga 10 specializantë të mjekësisë ikin në Gjermani

Më: 30 mars 2019 Në ora: 20:15
Erjon Skëndaj

Gazetari Erjon Skëndaj, i ftuar në emisionin “Kjo javë” nga Nisida Tufa në “News 24” u shpreh se situata e mjekësisë në vend është problematike. Ai theksoi se ka pyetur specializantët e mjekësisë dhe 8 nga 10 prej tyre shprehen se do të ikin në Gjermani, për shkak se këtu nuk shohin shpresë.

Skëndaj tha se qeveria shqiptare duhet ta shohë mirë këtë problematikë me të cilën po ndeshet vendi ynë. Ai shtoi se më të mirët po ikin për një tjetër specializim në Gjermani dhe shtete të tjera europiane e situata mbetet tepër e rënduar.

“Kam pyetur studentë të mjekësisë në vitin e 5-ë. Tetë nga 10 më kanë thënë se do të ikin në Gjermani. Ky është alarm i madh. Ata ikin në Gjermani për tjetër specializim. Qeveria shqiptare duhet të ndërgjegjësohet për këtë fenomen dhe t’i vërë gishtin kokës”, tha Skëndaj.

Gazetari Skëndaj tha gjithashtu se situata e mjekësisë në vend është problematike. Skëndaj shtoi se pranohen specializantë me mesatare të ulët, me 5 ose me 6. Ai shtroi problemin se specializantët punojnë roje nate dhe nuk paguhen.

“Ka specializantë që janë pranuar me notë mesatare 5 ose 6. Nga 300 specializantë që pranohen, 50 janë me mesatare 5 dhe 6. Di gjithashtu se ka specializantë që rrinë roje nate dhe nuk paguhen dhe kjo është e tmerrshme”, tha Skëndaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat