Zbulohet identiteti i punëtorit që humbi jetën në stadiumin “Arena Kombëtare” - Bota Sot
Zbulohet identiteti i punëtorit që humbi jetën në stadiumin “Arena Kombëtare”

Shqipëria

Zbulohet identiteti i punëtorit që humbi jetën në stadiumin “Arena Kombëtare”

Më: 30 mars 2019 Në ora: 22:12
Foto

Zbardhet identitetit i personit që humbi jetën paraditen e sotme në garazhin e  stadiumit  ‘Arena Kombëtare’. Sipas burimeve personi i cili humbi jetën gjatë punimeve, në mesditë tek stadiumi “Arena”, është shtetasi Naim Idrizi, 40-vjeç. Idrizi dyshohet ka rënë nga lartësia pas një aksidenti në punë duke marrë dëmtime serioze.

Pas aksidentit, 40 vjeçari është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës, por që nuk iu ka mbijetuar dot plagëve.

Më herët ngjarjen e bëri publike ish-kryeministri Berisha, pas një denoncimi të marrë nga një punonjës i stadiumit përmes “Qytetarit Dixhital”. (lexo këtu)

Qytetari dixhital shprehej se ngjarja ishte mbajtur e fshehtë nga policia, pasi në momentin që punonjësi ka rënë në garazhet e stadiumit “Arena Kombëtare”, të gjithë punonjësit janë nxjerrë jashtë.

Ndërkaq , Fax News u interesua në spitalit e Traumës, ku iu konfirmua se 40-vjeçari ka humbur jetën pasi kishte rënë nga lartësia.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Gjatë paradites të sotme shtetasi N. I., 40 vjeç duke punuar në ambientet e një stadiumi aksidentalisht dyshohet të ketë rënë nga lartësia dhe është transportuar në gjëndje të rëndë shëndetësore për ndihmë mjekësore në spital.

Disa orë më vonë shtetasi N. I., ndërroi jetë në spital si pasojë e dëmtimeve të marra.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...