Kryemadhi me gjimnazistët: Kjo qeveri ka lënë pas dore rininë

Shqipëria

Kryemadhi me gjimnazistët: Kjo qeveri ka lënë pas dore rininë

Më: 1 prill 2019 Në ora: 19:39
Monika Kryemadhi me gjimnazistët

Në një takim që pati me gjimnazistë të dy shkollave në Tiranë, kryetarja e LSI-së akuzoi qeverinë se ka lënë pas dore rininë.

Në një postim në rrjetet sociale, Monika Kryemadhi ka shkruar se “dështimi më i madh i kësaj qeverie është lënia e rinisë pas dore”

Sipas saj, “largimi i tyre nga vendi, vrasja e shpresës dhe ëndrrave të tyre është plaga më e madhe që politika e mbrapshtë i ka shkaktuar Shqipërisë”.

Ajo ftoi të rinjtë që të bashlohen me alternativën e LSI për ta nxjerrë vendoin nga kriza. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat