Ulet pagesa për të verbrit, Hyso: Të korrigjohet drafti

Shqipëria

Ulet pagesa për të verbrit, Hyso: Të korrigjohet drafti

Më: 3 prill 2019 Në ora: 16:54
Foto

Ministria e Shëndetësisë propozon reduktimin e pagesës për personat me aftësi të kufizuar, kryesisht për të verbrit. Ulja e pagesës invaliditeti dhe heqja e kujdestarit në bazë të klasifikimeve janë disa nga pikat e parashikuara në projektligj. Shoqata e të verbërve e ka konsideruar të papranueshme nismën duke kërkuar korrigjimin e draftit.

Pagesa e invaliditetit për personat e verbër do të ulet.  Vendimi parashikohet në draftin e hartuar nga Ministria e Shëndetësisë, i cili minimizon të ardhurat aktuale për personat me aftësi të kufizuara.

Nëse deri më tani pagesa shkonte në rreth 11 mijë e 800 lekë lekë, ky projektligj parashikon reduktimin në 10 mijë e 50 lekë, e deri në 8 mijë e 40 lekë.

Hyso: Ka një rënie të madhe në pagë. Kjo është cënim i standardeve. Po përpiqen ta interpretojnë sikur ne e kemi kuptuar keq.

Aktualisht personat e verbër marrin pagesë invaliditeti dhe pension pleqërie sipas grupmoshave.

Drafti i ri, sipas kreut të shoqatës së të verbërve Arjan Hyso do të quajë njërën nga pagesat si të ardhur për individin, duke eliminuar tjetrën.

Ndër të tjera, kufizime do të ketë edhe përsa i përket kujdestarit së personave të verbër. 

Hyso: Si mund të ketë një i verbër një kujdestar part time, i cili në çdo moment të  jetës e ka të nevojshëm.

Hyso thotë se kërkesa e tyre është së pari që ky draft të korrigjohet.

Hyso: Të krijojnë mundësi mbi ato që ne kemi arritur dhe të mos bëjnë ulje të nivelit, aq më shumë që po kërkohet rritja e minimumit jetik.

Drafti ndër të tjera parashikon diferencime edhe për fëmijët duke ulur në 75% masën e përfitimit përkatës për të rriturit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat