Nis puna për ndërtimin e kopshtit nr. 58 në Kodër Kamëz

Shqipëria

Nis puna për ndërtimin e kopshtit nr. 58 në Kodër Kamëz

Më: 7 prill 2019 Në ora: 12:28
Kodër Kamëz

Krahas shkollës së re në Kodër Kamëz, Bashkia e Tiranës ka hapur këto ditë themelet për ndërtimin e kopshtit nr. 58, një kërkesë kjo e vazhdueshme e komunitetit të kësaj zone.

Objekti i ri është planifikuar të jetë me dy kate, ndërkohë që aktualisht po kryhen punime ndërtimi dhe në vijim punimet elektrike, punime hidraulike, sistemi i ngrohjes dhe sistemim i jashtëm i sheshit.

Me vëmendjen e shtuar të Bashkia Tiranë, banorët e Institutit Bujqësor dhe Kodër Kamëz, përfituan nga Projekti i Rehabilitimit të Lumit të Tiranës, përfituan objektin shtesë me 17 klasa mësimore në Shkollën Isa Boletini, me terrene sportive e sistem ngrohje si shkollat më model në kryeqytet.

Në këto katër vite, Bashkia e Tiranës i ka kushtuar vëmendje të veçantë edhe përmirësimit të infrastrukturës për institucionet e edukimit, duke filluar nga çerdhet, kopshtet dhe shkollat.

Falë projektit “Adopto një çerdhe” apo “Adopto një kopsht”, janë rikonstruktuar pothuajse të gjitha objektet ekzistuese ndërkohë që janë ndërtuar edhe një numër I konsiderueshëm çerdhesh dhe kopshtesh jo vetëm brenda vijës së verdhë, por edhe jashtë saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat