Drogë dhe klandestinë drejt Anglisë, goditen dy banda shqiptare në Itali - Bota Sot
Drogë dhe klandestinë drejt Anglisë, goditen dy banda shqiptare në Itali

Shqipëria

Drogë dhe klandestinë drejt Anglisë, goditen dy banda shqiptare në Itali

Më: 8 prill 2019 Në ora: 10:19
Foto

Autoritetet italiane kanë goditur dy banda shqiptare, që merreshin me trafikun e drogës dhe atë të klandestinëve.

Siç raportojnë mediat italiane të dyja organizatat kriminale ishin të lidhura me njëra-tjetrën. Ato kishin krijuar një "urë" lidhëse mes Italisë dhe Anglisë për të lejuar qytetarët shqiptarë të mbërrinin në territorin e Mbretërisë së Bashkuar në mënyrë të paligjshme.

Bandat u zbuluan nga policia në Frascati, ndërsa u dhanë edhe 18 masa arresti, 11 me burg, dy në arrest shtëpie dhe 5 të tjerë detyrim paraqitje.

Bashkëpunimi i karabinierëve me policinë angleze

Të 18 personat e dyshuar akuzohen për emigracion të paligjshëm dhe trafik ndërkombëtar droge. Zbulimi u bë edhe falë bashkëpunimit të policisë angleze, të cilët identifikuan një grua shqiptare që mbërriti në aeroportin e Londrës me një kartë identiteti me emër italian.

Baza e organizimit në Itali

Baza e organizatës ishte në Itali, midis komunave Guidonia dhe Fonte Nuova dhe menaxhohej nga shqiptarët. Duke përfituar nga zona që kishte shumë shqiptare që jetojnë prej vitesh, ata krijuan kontakte të shumtë për furnizim me drogë. Lënda narkotike mbërrinte në Puglia dhe më pas transportohej në Romë me makinë. Hetimet kanë bërë të mundur identifikimin e blerësve të ndryshëm. Në total u sekuestruan 150 kg marijuanë dhe dhjetëra doza me kokainë dhe heroinë.

Klandestinët dërgoheshin ilegalisht në Angli

Gjatë hetimeve u zbulua edhe organizata tjetër e lidhur me të parën, e përbërë nga disa shqiptarë dhe një banor italian në provincën e Napolit.

Organizata dërgonte shqiptarë në Itali pa dokumente, më pas ata dërgoheshin në Angli me dokumente në emër të qytetarëve italianë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...