Pas takimeve me kryeministrin Edi Rama dhe krerët e partive opozitare Basha dhe Kryemadhi, zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, ka zhvilluar një takim me kreun e shtetit Ilir Meta në Presidencë.
Takimi ka zgjatur për më shumë se një orë dhe në fokus mendohet se ka qenë kriza politike në vend.
Ndërkohë ditën e djeshme Palmer ka zhvilluar një takim informal edhe me Ambasadorët e BE-së në Tiranë.