Vettingu, shkarkohen 3 drejtuesë të Prokurorive

Shqipëria

Vettingu, shkarkohen 3 drejtuesë të Prokurorive

Më: 10 prill 2019 Në ora: 06:34
Foto ilustrim

Në Shqipëri, drejtuesit e tre Prokurorive, Fehmi Petku, i Apelit të Krimeve të Rënda, Ferdinand Elezi i Apelit të Durrësit dhe Edison Ademi i Prokurorisë së Sarandës, u shkarkuan nga detyra të martën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në kuadër të procesit të rivlerësimit. Që të tre patën të përbashkët problemet e verifikuara me pasuritë e tyre.

Por në rastin e Prokurorit Petku, informacioni i mbërritur nga Drejtroia për Sigurimin e Informacionit të Kualifikuar (DSIK) ka nxjerrë në dritë dyshime për kontakte të tij me persona me lidhje me krimn e organizuar, apor përfshirje të tij në korrupsion passive. Vërejtje ka patur dhe për anën profesionale të Prokurorit.

Ndërsa drejtuesi i Apelit të Durrësit, Elezi është penalizuar vetëm për shkak të probelmeve lidhur me dy apartamente, për kreun e Prokurorisë së Sarandës, Ademi u bënë publike problem që lidhen me profesionalizmin. Trupa gjykuese përmendi të paktën dy rastetë shkeljes së etikës që lidheshin, i pari me komunikimin e tij në telefon me një person të cilin ai e kishte hetuar për armëmbajtje pa leje dhe i dyti për lejimin e kalimit në doganën e Morinës të automjetit të nje personi me precedentë penalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat