Investim strategjik në sistemin e ujit, përfitojnë 300 000 banorë

Shqipëria

Investim strategjik në sistemin e ujit, përfitojnë 300 000 banorë

Më: 10 prill 2019 Në ora: 12:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Po ecën me ritme të mira puna në investimin strategjik në sektorin e ujit, Durrës nga i cili përfitojnë 300 000 banorë, ujë të pijshëm.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se, investimi i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës- Kanalizimeve (AKUK), me financim të Bankës Botërore, do të garantojë për qytetarët, rritje të ndjeshme të orareve të furnizimit, standarde në rrjetin e ujësjellës- kanalizimeve, teknologji inovative.

Ky investim shmang dhe eleminon ndotjen mjedisore së vijës bregdetare. Ndërkohë që projekti pritet të japë ndikim të ndjeshëm në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat