Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Konispol-Sarandë

Shqipëria

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Konispol-Sarandë

Më: 10 prill 2019 Në ora: 15:50
Foto Ilustrim

Nje autobus i linjës Konispol-Sarandë është përfshirë nga flakët gjatë mesnatës në qendër të qytetit të Konispolit.

Nga të dhënat e para mësohet se autobuzi është djegur i gjithi ndërsa dyshohet zjarrëvënie e qëllimshme.

Nën cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa kamera sigurie të bizneseve rrotull.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore dhe po vazhdojnë hetimet për zbardhen e ngjarjes si dhe vënien në pranga të autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat