Prokurori Vate Staka zgjidhet anëtar i KLP-së

Shqipëria

Prokurori Vate Staka zgjidhet anëtar i KLP-së

Më: 11 prill 2019 Në ora: 20:44
Prokuroria

Vate Staka është nga dita e sotme anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. KLP miratoi kandidaturën e tij në mbledhjen e së enjtes.

Votimi për anëtarin më të ri të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), u zhvillua në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme, ku morën pjesë 230 prokurorë.

Nga votimi kandidati Vate Staka mori 135 vota pro, ndërsa 81 prokurorë u shprehën kundër. Staka zëvendëson në këtë pozicion Antoneta Sevdarin, që u shkarkua nga Vetingu. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat