Çështja “Babale”, Balla: Basha u mbyt në çorbën që gatoi vetë

Shqipëria

Çështja “Babale”, Balla: Basha u mbyt në çorbën që gatoi vetë

Më: 12 prill 2019 Në ora: 17:27
Taulant Balla

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, reagoi sot pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, lidhur me vendimin e gjykatës për çështjen “Babale”.

Sipas tij, “i dënuari penal Lulzim Basha, i gjetur fajtor për gojën e shthurur me vendim gjykate, vijoi sot të vetëmbytet në çorbën që vetë gatoi me babale&co”.

“Tani që erdhi dita e gjykimit, ky gojëprishur e paska nxjerrë kokën e hallit që e ka zënë, duke kërcënuar dhe refuzuar drejtësinë”, theksoi Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së u shpreh se “i bindur se del humbës në zgjedhje, sepse shqiptarët nuk mund të besojnë të ardhmen e tyre tek Luli&Co, opozita po tenton të bëjë gjithçka, vetëm e vetëm për të destabilizuar vendin, pasi ata vetë janë të qartë se përmes votës nuk mund të vijnë në pushtet”.

Frika më e madhe e Lulit është zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe Vetingut, pasi drejtësia e re e pavarur që po krijohet nuk do të pyesë se kush je, sa para ke, apo çfarë pozicioni politik ke.Forca e Ligjit do të vijojë të godasë fort dhe pa kompromis, sikurse u godit krimi dhe sot në Elbasan. Siç raportojnë mediet Policia e Shtetit ka realizuar me sukses një operacion antidrogë, nga i cili janë shoqëruar mbi 10 persona me precedentë penalë, të paktën njëri prej tyre mik i Lulit”, tha Balla.

Gjykata e Tiranës ka vendosur të kalojë në gjykim dosjen “Babalja”. Pasi u dëgjuan palët dhe kërkesat respektive lidhur me dosjen në fjalë, togat e zeza vendosën të pranojnë kërkesën e prokurorisë dhe të kalojnë për gjykim dosjen “Babalja” me të pandehur ish-deputetin, Ervin Salianji, Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi për akuzën e “kallëzimit të rremë”. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat