Paloka: Avokati i Ramës, aksioner në kompaninë që siguron aeroportin ‘Nënë Tereza”

Shqipëria

Paloka: Avokati i Ramës, aksioner në kompaninë që siguron aeroportin ‘Nënë Tereza”

Më: 12 prill 2019 Në ora: 18:56
Edi Paloka

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, tha në një deklaratë për mediat se siguria kombëtarë është cenuar dy herë gjatë kohës së qeverisjes së Edi Ramës. Paloka, gjithashtu tha se avokati i Edi Ramës është aksioner në kompaninë që siguron aeroportin ‘Nënë Tereza”.

“Grabitja e armatosur dhe e ripërsëritir në Rinas është dëshmia se qeveria jo vetëm ka dështuar për të garantuar sigurinë, por është e përfshirë këto ditë për mbrojtjen e sigurisë në Rinas. Më këtë kompani (ICTS) qeverinë e Ramës e lidhin disa fije, duke nisur me avokatin e tij, Eno Bushi, i cili ka zotëruar aksione me të njëjtën kompani që paguhet për të garantuar sigurinë në aeroport.  Siguria e aeroportit u cënua dy herë gjatë qeverisjes së Ramës. Një herë në 2016 kur Sandër Lleshaj drejtonte bordin e Aviacionit Civili që duhet të mbikëqyrte përmbushjen e kushteve nga kompani dhe tani që Sandër Lleshaj është ministër i Brendshëm. Kompania ICTS ALBANIA, përgjegjëse për sigurinë në Rinas dhe kompania ku avokati i Edi Ramës kishte 25% të aksioneve, janë e njëjta kompani, me dy nipte dhe emra të ndryshëm.Të dy kompanitë, njëra themeluar në 2005, tjetra në 2009, janë rregjistruar nga i njëjti person, Panagiotis Kambouroglou. Në 2009, ky shtetas grek autorizon si përfaqësues ligjor, Eno Bushin, deklaroi Paloka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat