Protesta e opozitës jehonë në mediat ndërkombëtare, Euronews e transmeton LIVE

Shqipëria

Protesta e opozitës jehonë në mediat ndërkombëtare, Euronews e transmeton LIVE

Më: 13 prill 2019 Në ora: 19:55
Protesta, Shqiperi

Edhe protesta e sotme e opozitës ka gjetur pasqyrim në mediat e huaja. Euronews ka transmetuar live protestën nga Tirana, ndërsa shkruan se këto janë protestat e opozitës kundër qeverisë.

"Opozita shqiptare po bën thirrje për dorëheqjen e Ramës, organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe të një qeverie tranzitore", shkruan Euronews.

"Tension para godinës së qeverisë" është kryeartikulli i Zërit të Amerikës.

"Opozita kërkon krijimin e një qeverie kalimtare e cila të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme, gjë e cila sipas kryetarit demokrat Lulzim Basha “është një kusht I patjetërsueshëm”, shkruan ndër të tjera Zëri i Amerikës.

Edhe DW ka pasqyruar protestën e opozitës, e cila shkruan se Nën thirrjet „E duam Shqipërinë si gjithë Europa“ dhe „Rama ik“, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat