Balla: Çfarë koicidence sot? Protesta në Tiranë, Beograd dhe Mal të Zi

Shqipëria

Balla: Çfarë koicidence sot? Protesta në Tiranë, Beograd dhe Mal të Zi

Më: 13 prill 2019 Në ora: 21:25
Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar lidhur me protestën e opozitës, e cila sipas tij për koiçidencë zhvillohet në të njëjtën kohë me protestat e zhvilluara në Beograd dhe Mal të Zi. Balla thotë se protestat në Shqipëri përpiqen të dëmtojnë hapjen e neogociatave të Shqipërisë me BE.

"Çfarë koicidence sot? Në të njëjtën orë, në 18.00 protesta u organizuan në Tiranë, Beograd dhe Mal të Zi (disa qytete). Në Shqipëri janë protesta të qarta të organizuara nga disa politikanë të korruptuar kundër Reformës së Drejtësisë, duke u përpjekur të dëmtojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, shkruan Balla në Twiter.

Protestat në Ballkan janë përfolur si tubime të ndikuara nga influenca ruse, për të larguar vendet nga aspirata europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat