Duma: Protestat janë të domosdoshme! - Bota Sot
Duma: Protestat janë të domosdoshme!

Shqipëria

Duma: Protestat janë të domosdoshme!

Më: 15 prill 2019 Në ora: 23:51
Grida Duma

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, theksoi në emisionin Open me Eni Vasilin se “protestat janë të domosdoshme”.

“E di shumë mirë se rezultati nuk vjen për dy muaj, por dalja nga Parlamenti ka shtuar një kartë morale për opozitën. Parlamenti ishte kthyer në “çark”, gjithçka institucionale në Shqipëri është e rënë. Drejtësia e kapur, Gjykata Kushtetuese e munguar, kryeprokurorja e përkohshme që po bëhet e përjetshme…”, u shpreh Duma.

“Është zhdukur ideja që Rama është i pathyeshëm. Sot nuk ka njeri që vë në dyshim se Rama është në cep. Qeverisja e PS-së është një tufë me çuna e goca të reja që nuk i njeh as vetë PS-ja. Problemi është që jemi kthyer në autokraci”, shtoi Duma.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...