“Rikthimi i vizave”, Kryemadhi: Holanda rrezikon të krijojë efekt zinxhir! Shkak krimi në qeveri

Shqipëria

“Rikthimi i vizave”, Kryemadhi: Holanda rrezikon të krijojë efekt zinxhir! Shkak krimi në qeveri

Më: 17 prill 2019 Në ora: 14:10
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi reagon lidhur me votimin në parlamentin e Holandës për të rikthyer vizat me Shqipërinë.

Në një dalje për mediat nga selia e LSI, ajo tha se vendimi i Holandës rrezikon që të krijojë një efekt zinxhir lidhur me procesin e integrimit.

“Krimi është partneri më i ngushtë me qeverinë, të zyrtarëve të lartë që kanë eksportuar edhe në BE, ku Holanda është vetëm një nga vendet, por ky fenomen ka prekur edhe vende të tjerat e BE.  Nuk ka më kohë për të pritur, vetëm reagim përfundimtar përballë kapjes së shtetit nga krimi i organizuar”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo deklaroi se Departamenti Amerikan i Shtetit e cilëson Shqipërinë si një bazë për organizatat e krimit që operojnë në SHBA, Europë dhe Amerikën e Jugut, Lindjen e Mesme.

“Nuk janë protestat e opozitës apo djegia e mandateve që e krijojnë këtë problem, po është nga dështimi i qeverisë së Ramës. Ky vendim i parlamentit holandez i vë vulën dështimit të qeverisë, si dhe sinjalizon nivelin e ulët të Shqipërisë që të përballojë sfidat e BE. Nuk ka më kohë, nuk na mbetet asgjë tjetër veçse të reagojmë”, tha kryetarja e LSI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat