Kastriot Berishaj jep dorëheqje nga posti i kryetarit të LSHB-së

Shqipëria

Kastriot Berishaj jep dorëheqje nga posti i kryetarit të LSHB-së

Më: 18 prill 2019 Në ora: 14:47
Kastriot Berishaj

Krytari i Lëvizjes për Shiqipëri të Bashkuar, Kastriot Berishaj ka dhën dorëheqje nga drejtimi I kësaj lëvizje pas shumë vitesh në krye të saj. Arsyjet e kësaj dorëheqje, z. Berishaj i jep në një letër publike të adresuar për strukturat udhëheqse dhe antarësisë së kësaj lëvizje.

Kjo është letra e plotë e dorëheqjes së z. Berishaj nga drejtimi i LSHB-së:

LETËR E HAPUR DREJTUAR VEPRIMTARËVE TË LSHB-së dhe OPINIONIT PUBLIK

Unë, Kastriot Berishaj, i lindur me 19 Shkurt të vitit 1984 në Drenas të Dardanisë, themelues dhe kryetar i zgjedhur, në Kuvendin Themeltar të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, të mbajtur me 16 Korrik 2016 në Prishtinë, sot bëjë publike dorëheqjen time nga të gjitha funksionet udhëheqëse nga Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar është lëvizje gjithëkombëtare, pa pretendime për pushtet por, që ka për synim emancipimin e përgjithshëm kombëtar, të të gjitha shtresave të popullatës, në të gjitha trojet etnike, dhe lëvizjen e masave kombëtare, pa dallim nga ideologjia dhe pozitat që ata bartin, në funksion të realizimit të vendimeve të aktit të shpalljes së pavarsisë të 28 nëntorit të vitit 1912.

Unë konsideroj që, përmes futjes në institucionet e shtetit të Dardanisë, krijohën mundësi më të favorshme për të kontribuar në jetsimin e qëllimit final, që është Shqipëria e Bashkuar. Prandaj, për të mos rënë ndesh me parimet statutare e programore të LSHB-së, unë nuk mund të barti poste udhëheqëse në Lëvizjen për Sqipëri të Bashkuar.

Shpresoj që dorëheqja ime, do ti hapë rrugë kreativitetit kombëtar të bashkëpuntorëve të mi të deritashëm.

Unë Lëvizjes i dëshiroj të gjitha sukseset në rrugën e sajë të shejtë. Gjithashtu zotohem që unë me të gjitha kapacitetet e mia, në të gjitha drejtimet do ta mbështes Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar dhe aktivistët e sajë, sepse kauzën e kemi të përbashkët.

Unë Lëvizjes i dëshiroj të gjitha sukseset në rrugën e sajë të shejtë. Gjithashtu zotohem që unë me të gjitha kapacitetet e mia, në të gjitha drejtimet do ta mbështes Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar dhe aktivistët e sajë, sepse kauzën e kemi të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat