Luan Rama kërkon ti shqipërojnë çfarë tha Rudina, replikon Demalia: Rroftë liderja e re e opozitës!

Shqipëria

Luan Rama kërkon ti shqipërojnë çfarë tha Rudina, replikon Demalia: Rroftë liderja e re e opozitës!

Më: 19 prill 2019 Në ora: 14:21
Luan Rama, Ilir Demalia, Rudina Hajdari

A mundet ndokush të më shqipërojë se çfarë po thotë kjo zonja-lidere e opozitës parlamentare?...

Pikërisht kjo pyetje e ngritur nga Luan Rama në faqen e tij në facebook teksa kishte postuar fjalën e Rudina Hajdarit në Kuvend ka sjellë reagimin e analistit Ilir Demalia.

Në replikë me Ramën për lideren e opozitës re, Demalia thotë se Rudina foli me kodin e ndërkombëtarëve.

"Nëpermjet foltores së Parlamentit ajo i dha mesazhin ndërkombëtarëve.Fjalimi nuk kishte nevojë për kryefjalë, kallzues, pika a presje pasi ashu do të merrej vesh kodi dhe dekonspirohej misioni i caktuar zonjës Rudina nga partnerët Europianë dhe Amerikanë".

Gazetarët dhe opozita jashtë Parlamentit, thotë Demalia, të ulen dhe me durim të zbërthejë kodin e Rudinës për ndërkombëtarët si kodi marrëveshjes dhe daljes nga ngërçi politik.

Mendoj që opozita dhe gazetarët duhet urgjentisht të takohen edhe me Astrit Patozin, ku siç flitet, është ai që ka krijuar kodin e radiogramit ndërkombëtar për ta paraqitur në Kuvend Rudina.

"Rroftë opozita e re dhe liderja e saj si e vetmja zgjidhje e krizës dhe shpresë e së ardhmes", thotë Demalia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat