Kryeministri Sali Berisha nuk ka vonuar të reagojë pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj se paratë e grabitura në Rinas edhe mund të jenë djegur. Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook Berisha ironizon ministrin i cili sipas tij pranoi se vjedhje është shtetërore dhe se paratë do të përdoren për çështje elektorale.
“Pranohet vjedhje shteterore elektorale nga Edvin Kristaq Hajni!
Miq, mbreme nepermjet Vasal Kimikut, Edvini beri deklaraten qe nuk ja rrokte dot ndonje mendje njeriu ne bote. Ai tha se parate jane djegur, me fjale te tjetra:
– i grabitem per t’u ngrohur dhe,
– nuk i morem per te blere vota..! sb”, shkruan Berisha.