Javën e ardhshme nis pyetja e drejtuesve të Rinasit - Bota Sot
Javën e ardhshme nis pyetja e drejtuesve të Rinasit

Shqipëria

Javën e ardhshme nis pyetja e drejtuesve të Rinasit

Më: 20 prill 2019 Në ora: 15:46
Pamje nga grabitja në Rinas

Prokuroria e Krimeve të Rënda nis javën e ardhshme marrjen në pyetje të zyrtarëve të aeroportit të Rinasit për grabitjen e parave mesditën e 9 Prillit. Hetuesit gjatë këtyre ditëve kanë administruar dokumentacionin dhe praktikën e mdjekur në aeroportin e Rinasit ditën kur ndodhi grabitja.

Po kështu, është sekustruar edhe kontrata që TIA ka nënshkruar me kompaninë ICTS që kishte për detyrë ruajtjen e pistës së aeroportit të Rinasit. Policia nuk ka zyrtarisht ende asnjë të identifikuar nga grabitësit që në bashkëpunim me Admir Muratajn rrëmbyen nën kërcënimin e armëve rreth 5.7 milionë Euro. Përveç Muratajt që mbeti i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë, grupi hetimor dyshon se në grabitje morën pjesë të paktën edhe 7 persona të tjerë që kanë luajtur rol vëzhguesi dhe ndihmësi.

Hetuesit kanë dyshime se Murataj ka bashkëpunuar me persona që ka patur njohje të vjetër dhe ka kryer më herët grabitje me këta të fundit. Ndërkohë, policia e Rinasit tashmë ka nisur patrullimet në perimetrin që më herët ushtronte kontroll vetëm kompania ICTS, ndërsa masa janë marrë edhe në sallën e kamerave të sigurisë ku do të qëndrojnë edhe punonjës policie. Një ditë pas grabitjes, në perimetrin e jashtëm u dislokuan edhe forca ushtarake që do të mbështesin policinë për ruajtjen e sigurisë në Rinas.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...