Burg për ata që pengojnë zgjedhjet, ish-deputeti i PD i përgjigjet Ballës - Bota Sot
Burg për ata që pengojnë zgjedhjet, ish-deputeti i PD i përgjigjet Ballës

Shqipëria

Burg për ata që pengojnë zgjedhjet, ish-deputeti i PD i përgjigjet Ballës

Më: 21 prill 2019 Në ora: 06:43
Klevis Balliu

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu nga protesta e banorëve të Astirit iu përgjigj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili tha se do të futen në burg ata që pengojnë zgjedhjet.

Klevis Balliu: Taulant Balla, dole dhe fole sot dhe the 7 vjet burg për ata që pengojnë zgjedhjet. Dakord jemi! Por ti duhet të kuptosh që të pengosh zgjedhjet fasadë do të thotë të ndihmosh zgjedhjet. Zgjedhjet fasadë nuk janë zgjedhje, por që ta kuptosh këtë nuk duhet të kesh kokën staliniste që keni ju. Ju nuk e kuptoni çfarë është pluralizmi, nuk e kuptoni çfarë fuqie ka qytetari, sepse po ta dini nuk do ti bënit këto vepra që keni bërë. Por ju do të përballeni me fuqinë e këtyre dhe do ta mësoni njëherë e mirë çfarë do të thotë qytetar i lirë.  Fole për burg. Unë propozoj bashkë me këtë qytetarë, të vëmë 100 vjet burg për atë që ha dhe pi me kriminelët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...